Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e jashtëzakonshme me numër 271, ka shfuqizuar vendimin për miratimin e Rregullores për plotësim/ndryshimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), duke mbetur pa këtë pozitë prokurori Kujtim Munishi.
Munishi ishte emëruar në pozitën e koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, në mbledhjen e 266-të të Këshillit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mirëpo, në takimin e jashtëzakonshëm, të hënën, është shfuqizuar vendimi për miratimin e kësaj Rregulloreje, e që pikërisht pas plotësim/ndryshimit të saj ishte emëruar në pozitën e koordinatorit- prokurori Munishi.
Por se me këtë vendim të Këshillit, mbetet pa këtë pozitë Munishi.
Vendimi i Këshillit erdhi pasi Gjykata Supreme përmes vendimit të 14 korrikut 2025, ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit- prokurorit Shqipdon Fazliu kundër Këshilli Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe shpalli të paligjshme dhe shfuqizoi Rregulloren nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.
Ndryshe, Supremja vlerësoi se i padituri- KPK pa koordinim me institucionet nënshkruese të memorandumit, ka ndryshuar rregulloren përmes një grupi punues të brendshëm institucional dhe ka ndërmarrë veprime të rëndësishme duke: kufizuar në mënyrë retroaktive një mandat që fillimisht ishte pa afat të përcaktuar në kohë. Aty thuhet se e paditura nuk është ofruar asnjë sqarim i mjaftueshëm se cili ka qenë qëllimi i ndryshimit të rregullores, në rrethanat kur paditësi Fazliu- si koordinator kombëtar, ka ushtruar funksionin në mënyrë të vazhdueshme që nga emërimi i tij në vitin 2013, dhe as nëse ka pasur vlerësim negativ të përformancës së tij.
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...
50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas ...