Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, me fjalën përfundimtare të Pjetër Shalës është mbyllur çështja gjyqësore ndaj tij.
Pas deklaratave përmbyllëse të palëve, fjalën e mori Shala, por pjesa më e madhe e saj ishte me përmbajtje të redaktuar për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Kisha shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi dhe i falënderoj shumë. Kanë ngelë disa gjana për t’i thënë. Besoj që do të jem i qartë. Unë e di që do t’i përgjigjem mas pari…”, tha Shala.
Më pas seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për publikun deri në përfundim të deklaratës së tij përmbyllëse.
Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia e deklaroi këtë çështje gjyqësore të mbyllur.
Përpara kësaj, palët i paraqitën parashtrimet e tyre sa i takon zhdëmtimit të viktimave.
Përfaqësuesit e mbrojtjes së viktimave thanë se nuk do t’i thonë sërish parashtrimet e tyre që tashmë i kanë bërë me shkrim, mirëpo do t’i kundërpërgjigjen mbrojtjes në një pikë sa i takon kësaj çështjeje.
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws tha se analiza ligjore sa i takon zhdëmtimeve është kuptuar gabim nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit.
Laws theksoi se i akuzuari duhet të mbahet përgjegjës për zhdëmtim për dëmet e shkaktuara nga një krim që mund të dënohet.
“Ne mendojmë se kjo është e zbatueshme sepse në momentin kur trupi gjykues arrin tek çështja e zhdëmtimit, i akuzuari të paktën është dënuar për një krim dhe në këtë pikë i takon që trupi gjykues të shqyrtojë ndikimin e krimit mbi viktimat dhe të marrë parasyesh zhdëmtimet që janë të përshtatshme”, tha ai.
Laws tha se kjo gjë thuhet në ligj dhe se nuk është e nevojshme të jepen shpjegime të tjera lidhur me këtë.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...