Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), me kryetarin Jeton Emini dhe kandidatin për Kuvendin Komunal Majlind Sadriu, i janë bashkuar programit të tij qeverisës.
Sipas Osmanit, palët janë pajtuar për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës në lagjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
“Në një takim të mrekullueshëm me strukturat dhe aktivistët e LPB-së, u dakorduam për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve në lagjet e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Bashkë për një Fushë-Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë! Me energjinë dhe përkrahjen e pashembullt të qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt”, tha ai./Arbresh.info
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë