Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme.
Kuvendi ka njoftuar se pikë e vetme e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për nesër do të jetë “Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Kosova”.
Përmes një njoftimi, Kuvendi ka bërë të ditur se si pasojë e pandemisë, edhe kjo seancë do të jetë e mbyllur për gazetarë, porse do të ketë transmetim direkt.
“Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit ‘Covid 19’, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë”. Kjo është pika e vetme e rendit të ditës e seancës që është paralajmëruar të nisë nesër në orën 11:00.
Seanca është thirrur nga PDK-ja, e cila pritet të prezantojë para deputetëve për miratim Pakon emergjente prej 320 milionë eurove.
Për këtë, krerët e PDK-së kanë ftuar partitë ta votojnë atë nesër.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron