Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me ftesë nga British Council është duke qëndruar për një vizitë studimore në Angli.
Ajo atje është pritur nga ministri i Shtetit në Departamentin e Arsimit në Angli, Nick Gibb, me të cilin ka diskutuar për reformat në arsim bazuar në standarde, mbështetjen në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, me fokus përmirësimin e njohurive të nxënësve dhe rezultateve të tyre në lexim dhe matematikë.
Nagavci dhe ministri Gibb ndër të tjera kanë folur edhe për procesin e digjitalizimit në arsim, llogaridhënien në sistemin arsimor, kurrikulat dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me ç’rast edhe është ftuar që të jetë pjesë e Forumit Botëror të Edukimit për të trajtuar tutje idetë, sfidat dhe rezultatet në përmirësimin e cilësisë në arsim, shkruan arbresh.info
Ndërsa, në takimin e realizuar me përfaqësuesit e British Council, ministrja Nagavci ka adresuar çështje të rëndësishme të cilat ndërlidhen me përmirësimin e dialogut të politikave arsimore, prioritetet e financimit në sektorin arsimor, portofolin e Këshillit Britanik në sektorin e arsimit, praktikat e mira në zhvillimin e programeve STEM me fokus përfshirjen e vajzave/grave në këto programe dhe identifikimin e fushave për bashkëpunim në të ardhmen.
Ministrja me nikoqirët e takimit ka folur edhe për teknologjinë digjitale në shkollat që punojnë me fëmijë 6-15 vjeç, kurrikulat e TIK në Mbretërinë e Bashkuar për nxënësit 6-15 vjeç, mbështetjen që ofron ky shtet për shkollat dhe mësuesit me qëllim edukimin cilësor për të rinjtë dhe praktikat e mira në shkolla.


Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...