Ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq, është dërguar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nën përcjelljen e policisë dhe me duar të lidhura.
Në seancën dëgjimore pritet të shqyrtohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, e arritur ndërmjet të akuzuarit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se kishte dorëzuar aktakuzën kundër Popoviqit, i cili akuzohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Sipas saj, Popoviq e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga