Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja shënoi Ditën Ndërkombëtare në shtabin e përgjithshëm të këtij misioni në Prishtinë.
Ngjarja mblodhi së bashku personel civil dhe ushtarak nga 33 vende që kontribuojnë me trupa – përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s – dhe stafin lokal dhe familjet e tyre.
“Ne po festojmë me njerëzit që punojnë për KFOR-in, ata që qëndrojnë pranë KFOR-it, dhe familjet dhe të dashurit e tyre të mrekullueshëm. Duke ndarë të gjitha këto, shpresojmë të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, sepse vetëm duke e njohur vërtet njëri-tjetrin mund të ndihemi vërtet të bashkuar, dhe uniteti është vlera e vërtetë që na lidh së bashku dhe e bën KFOR-in të fortë”, tha komandanti i kësaj force, Enrico Barduani.
Siç thotë ky mision në një njoftim për media, Kjo ditë është një dëshmi e angazhimit të qëndrueshëm të KFOR-it për përfshirje dhe respekt të ndërsjellë dhe mbështetje midis të gjithë komponentëve të tij – ushtarakë, civilë dhe stafi lokal – në përputhje me moton e KFOR XXIX – “Unitas Omnia Vincit”: uniteti i kapërcen të gjitha.
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...