Ngrohtorja e qytetit Termokos është e gatshme të nisë sezonin e ngrohjes më 15 tetor.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka-Fejzullahu në një përgjigje për arbresh.info tha se gjithçka është gati për sezonin e ngrohjes për afro 15 mijë konsumatorë.
“NP “Termokos” Sh.A, është duke zhvilluar përgatitjet përfundimtare për fillimin e sezonit të ri ngrohës 2020/2021, i cili bazuar në Ligjin për ngrohje dhe rregulloret e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe në varësi të kushteve klimatike do të fillojë më 15 tetor për afro 15 mijë konsumatorë”, tha ajo.
Uka-Fejzullahu thotë se, fondet e ndara nga Komisioni Evropian në vlerë të rreth 8 milionë eurove, do të ndihmojnë që këtë vit për herë të parë në rrjetin e ngrohjes të kyçet, Ministria e Kulturës, Teatri Kombëtar, dhe disa objekte banesore.
“Në realizim është Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, me fondet e ndara nga Komisioni Evropian në vlerë të rreth 8 milion eurove. Këtë vit është zhvilluar faza e dytë e këtij projekti, si rezultat e të cilit për herë të parë do të kyçen në rrjetin e ngrohjes çerdhja “Xixëllonjat”, shkolla “Meto Bajraktari”, objekti i Teatrit Kombëtarë, Ministria e Kulturës, 5 objekte të vjetra banesore në lagjen “Ulpiana” si dhe 6 objekte në lagjen “Mati 1”.”, ka thënë ajo për arbresh.info./A.Zeka/arbresh.info/
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...