Senatori amerikan John McCain ka thënë se Kosova duhet të ratifikoj Demarkacionin me Malin e Zi si kusht përfundimtar për liberalizimin e vizave dhe shkuarjen përpara.
Këtë deklaratë, McCain e bëri sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës të mbajtur për nder të vizitës së tij në Kosovë, shkruan arbresh.info.
McCain ka folur edhe për transformimin e FSK-së në ushtri duke thënë se ky transformim duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Miratimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi e që është kusht për liberalizimin e vizave do të paraqiste një hap të fuqishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Transformimi i FSK-së në forca të armatosura të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Ky është një vendim që mund ta marrë vetëm populli i Kosovës. Ky proces duhet të jetë gradual, gjithpërfshirës dhe me angazhimin e të gjitha komuniteteve, sidomos të atij serb. Nëse ndodh kështu transformimi i FSK-së do të garantoj zhvillimin e Kosovës”, ka thënë McCain.
Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se pajtimi mes dy popujve është shumë i rëndësishëm.
Senatori amerikan ka lavdëruar Kosovën për luftën që ka bërë kundër terrorizmit duke thënë se kjo është një shenjë që Kosova mund të kontribuoj shumë në rajon dhe Evropë./Arbresh.info.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...