Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka kërkuar nga institucionet gjyqësore që të kryhet një hetim i shpejtë, profesional dhe autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviqit të sillen para drejtësisë.
Ai ka thënë se një rast i tillë rrezikon ta destabilizojë rajonin.
“Misioni Evropian i Sundimi të Ligjit –EULEX duhet të mbështes autoritetet brenda mandatit të saj. Nuk ka alternativë për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne nuk mund të lejojmë që një krim i tillë të rrezikojë situatën në rajon”, ka thënë McAllister, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, vitit 2018 do të jetë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Komisioni Evropian do të prezantojë Strategjinë e Zgjerimit në shkurt, do të ketë raportet individuale për vendet duke përfshirë edhe Serbinë, po ashtu do të mbahet edhe samiti i BE-së-Ballkani Perëndimor në Sofje”, ka deklaruar McAllister për ‘Novosti’.
Ai ka shtuar se hyrja e Serbisë në BE varet nga shpejtësia e reformave dhe harmonizimit të Serbisë me legjislacionin e BE-së.
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...