Mbyllja e zyrës ilegale serbe në veri, Kurti: Pronë e uzurpuar, tash e Republikës

23:32 | 14 Maj 2025
E.H

Një zyrë paralele serbe që funksiononte si e ashtuquajtura Zyrë për Sport dhe Rini në Mitrovicë të Veriut është mbyllur sot nga autoritetet vendore të Kosovës.

Objekti ku vepronte kjo zyrë është kthyer në shfrytëzim të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Lidhur me këtë, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Nga prona të uzurpuara në hapësira për shfrytëzim të institucioneve të Republikës. Me rend dhe ligj, për shërbime dhe nevoja të qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale