Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, në një segment të tunelit në Dardani, do të zhvillohen aktivitete kulturore të organizuara nga “Kultura House”.
Sipas komunës, për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e mjeteve, gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike. Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim.
“Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani. Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e organizimit dhe sigurinë e pjesëmarrësve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...