Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se do të mbyll segmentin e Autostradës Kyqja Prizren Veri – Kyqja Suharekë për shkak të vendosjes së shtyllave elektrike.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për nevoja të Operatorit te Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë koridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë” thuhet në komunikatë.
Mbyllja e segmentit të Autostradës Kyqja Prizren Veri – Kyqja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim:
Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe
Datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00.
Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore.
MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron