Edhe një shkollë në Kosovë është mbyllur si pasojë e infektimit të mësimdhënësve me COVID-19.
Bëhet fjalë për shkollën e mesme të lartë “Lasgush Poradeci” në Kijevë.
Në njoftimin e kësaj shkolle thuhet se mësimi do të vazhdojë online kjo sepse një mësimdhënës ka dalë pozitive me virusin COVID-19.
“Njoftojmë nxënësit se që nga nesër e premte datë 09.10.2020 mësimi mbahet online nga shtëpia, dhe kjo do të vazhdoj deri në një njoftim të ri. Ky vendim është marrë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Malishevë ngase një mësimdhënës ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gazeta inFokus nga burime brenda shkollës mëson se është infektuar më shumë se një mësimdhënës.
Gazeta inFokus po ashtu ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të kësaj shkolle mirëpo nuk e kanë hapur telefonin.
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i T...