Sot po mbahet vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj ish luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, ku mbrojtja do vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit, shkruan arbresh.info.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, në fillim të seancës shpjegoi se dëshmitari do merret në pyetje nga mbrojtja për një orë e gjysmë, e ku 25 minuta është kërkuar seancë private.
Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit