Anni Pues, mbrojtëse e viktimave në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka thënë ata nuk gjykojnë vlertat e UÇK-së, por Kosova duhet të përballet me të vërtetat e parehatshme.
“Ne nuk gjykojmë vlerat e luftë së UÇK-së, po Kosova si vend i bukur që është duhettë përballet me disa të pavërteta të parehatshme”, tha ajo.
Ajo ka paraqitur prova të krimeve të kryera në Zllashë
“Zhgënjimi i viktimave është i madh ata kanë pritur shumë gjatë dhe janë lodhur nga premtimet pambrojtura. Viktimat që kanë vuajtur në duart e UÇK-së, nuk kanë pasur asnjë rast të kërkojnë zgjidhje efikase për vuajtjet e tyre në asnjë gjykatë të brendshme, hibride apo ndërkombëtare. I bëjë thirrje trupit gjykues që cila do vendim që mund të merret në këtë gjykatë qëllimi kryesor duhet të jetë dhënia e drejtësisë”, tha ajo.
Sipas saj viktimat e drejtpërdrejta nga UÇK, nuk kanë qenë të trajtuara barabartë me ato që vlerësohen martirë.
“Ata nuk kanë qenë dhe nuk janë trajtuar si të barabartë me atë që kremtojnë si martirë, invalid, veteranë dhe anëtarë të UCK-së, kjo lë një pjesë shumë të rrallë të historisë të pa rrëfyer dhe të papranuar. Zërat e viktimave janë mbyllur nga frika e shpagimit dhe margjinalizmit të mëtejshëm, pasi që këta nuk janë viktimizuar vetëm njëherë gjatë krimeve të kryera gjatë luftës por kanë vuajtur dhe pas luftës duke u lënë plotësisht vetëm”, tha Pues. /arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...