Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conell.
Limaj bën me dije se me ambasadorin kanë biseduar për gjendjen aktuale politike që po mbretëron në vend, përcjellë lajmi.net.
Tutje, zëvendëskryeministri ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ofron mbështetje të plotë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Ja postimi i tij i plotë:
Në vazhdën e takimeve me ambasadorë, sot pata kënaqësinë ta prisja në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell.
Me ambasadorin O’Connell biseduam për zhvillimet e tanishme në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.
E njoftova ambasadorin për angazhimet tona në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë.
Pala kosovare në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve.
Ambasadori O’Connell ofroi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Mirënjohje Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalon vendi!
FL
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë