Komisioni Qendron i Zgjedhjeve, ka thirrur një mbledhje për sot në ora 16:00.
Kjo mbledhje ishte paralajmëruar të mbahej të martën, mirëpo ishte shtyrë për sot.
Njoftimi i KQZ-së
Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 17 maj, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.
Rendi i dites:
1. Hyrje – Znj. Valdete Daka – Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Sekretariatit lidhur me procesin zgjedhor;
3. Raport i Këshillave të KQZ-së:
· Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Sigurisë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës,
– Shqyrtimi dhe miratimi i nominimeve për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve,
– Shqyrtimi i Dizajnit të Doracakut për procedurat e votimit dhe numërimit.
4. Shqyrtimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes KQZ-së dhe Zyrës së BE-së për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës;
5. Të ndryshme;
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...