Për situatën e krijuar nga moti në Gjirokastër, pasdite vonë u zhvillua mbledhja e Shtabit të Emergjencave. Përfaqësues të njësive vendore, si dhe drejtuesit kryesorë rajonalë, kanë raportuar për gjendjen në terren dhe për izolimin e zonave rurale nga reshjet e dëborës.
Për fshatrat ku mungojnë borëpastrueset prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, ka kërkuar nga drejtuesit e njësive vendore, lidhjen e kontratave me subjekte të ndryshme për të realizuar ndërhyrjen aty ku shfaqen probleme.
Të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Gjirokastër janë të bllokuara. Në bashkinë Tepelenë janë të bllokuara disa njësi administrative. Në Bashkinë Memaliaj janë të izoluara njësitë administrative Buz, Luftinjë dhe fshatrat Gllavë, Maricaj, Arrës, Zhapokikë.
Me vendim të Drejtorisë Arsimore Gjirokastër procesi mësimor në të gjithë qarkun nuk u zhvillua dhe do të zëvendësohet në një kohë të dytë./abcnews.al
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë