Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19 është mbledhur për diskutim, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Në këtë takim u vlerësua se situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 në Kosovë është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhencë të masave në fuqi kundër COVID-19.
Kurti tha se zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.
Kryeministri tha se prania e variantit Omicron në shtete të ndryshme dhe mosrespektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbys të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.
Ministri Rifat Latifi foli për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë./arbresh.info/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...