Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbledhur sot Këshillin Politik të kësaj partie, për të folur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia, duke shtuar se zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror.
“Injorimi që Qeveria ia ka bërë kësaj situate vetëm sa e ka vështirësuar konsolidimin e sovranitetit të plotë në atë pjesë të Kosovës dhe po rrezikon një valë të re të largimit të shqiptarëve. Edhe një herë, i bëjmë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia. Zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror”, ka shkruar Krasniqi.
Mes tjerash, Krasniqi ka njoftuar se me Këshillin Politik ka diskutuar edhe për pranimin me të drejta të plota në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).
Kreu i PDK gjithashtu në takim të ndarë ka takuar edhe kryetarët e Degëve të partisë së tij, me të cilët diskutuan për zhvillimet politike, projektet komunale dhe sipas tij për diskriminimin e qeverisë që siç thotë ai, po i bëhet PDK-së./arbresh.info/
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...