Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ku morën pjesë Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetari i Gjykatës së Apelit dhe nën Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në prezencë të partnerëve ndërkombëtarë, diskutoi për mbarëvajtjen e punës në sistemin gjyqësor, posaçërisht në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj si dhe në Divizionin e Apelit pas dorëzimit të dorëheqjeve nga disa gjyqtarë dhe punonjës mbështetës të komunitetit serb.
“Këshilli ka kërkuar nga kryetarët e gjykatave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së që ta vlerësojnë gjendjen e krijuar dhe si autoritete kompetente në kuadër të gjykatave të tyre të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme dhe të paraqesin në Këshill propozimet e nevojshme për mirë funksionimin e punës në gjykata pa ndërprerje. Të njëjtit janë zotuar se puna në gjykata do të vazhdojë dhe njëkohësisht do të informohet Këshilli me raporte të veçanta për secilin rast”, thuhet në njoftim.
Këshilli nuk i shqyrtoi dorëheqjet e gjyqtarëve dhe të punonjësve mbështetës në takimin e sotëm pasi që paraprakisht do të ketë raport vlerësimi nga autoritetet kompetente për përgjegjësinë e të gjitha subjekteve të përfshira në aktivitetet e fundit që ndërlidhen me situatën e krijuar.
Këshilli mbetet i përkushtuar që të koordinojë veprimet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për garantimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës.
Këshilli kërkon nga Qeveria e Republikës së dhe Policia që menjëherë të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe të ofrojnë siguri për punonjësit dhe objektet në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq./arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...