Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se për gjashtë muajt e parë të këtij viti, Klinika e Pediatrisë ka qenë një ndër klinikat më të ngarkuara të QKUK-së.
Sipas një postimi në Facebook, ShSKUK thekson se mbi 19 mijë vizita emergjente pediatrike janë regjistruar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2023, shkruan Arbresh.info
Prej tyre, 3 mijë e 400 fëmijë janë spitalizuar për trajtim të mëtejshëm, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e po ashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike.
Njoftimi i plotë:
Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK
19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e poashtu, 10 mijë
vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike./Arbresh.info/
Mot i vranët dhe me shi
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu