Kanë rënë dukshëm pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër pikat kufitare në dalje nga Kosova.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në mëngjesin e sotëm, bashkatdhetarëve po u bie të presin deri në 1 orë e 30 minuta në Merdarë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të dal nga Kosova.
Ndërsa, sipas të dhënave të fundit të përditësuara sot në orën 07:11, bëhet e ditur se pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme (e shtunë), mërgimtarët kanë pritur deri në nëntë orë për të dal nga Kosova.
Lexo edhe:
Kombëtarja e Kosovës do të mbajë stërvitjen e radhës në Hajv...
Mangani ende i pranishëm në Badovc, ujësjellësi tregon orare...
25-vjetori i PDK-së, djali i Hashim Thaçit e shënon me një f...
U anulua seanca e Kuvendit, reagon Grupi Parlamentar i PD
25 vjet nga themelimi i PDK-së, Çitaku: Krenari, punë dhe ën...
Aksident në Drenas, rrokulliset një veturë