Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Medarë, qytetarët janë duke pritur mbi nëntë orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është 3.5 kilometra.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 20 e 55 minuta, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë, janë një orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve arrin në 650 metra.
Sipas kësaj qendre pritje ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet janë katër orë.
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...