Ka shkuar në 1 mijë e 503 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë.
Që nga 13 marsi kur janë paraqitur rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 60 mijë e 500 raste nga 235 mijë e 724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 mijë e 621 raste.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 6 mijë e 376.
”Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë