Mbi dy orë pritje për një pagesë në Komunën e Prishtinës

08:01 | 28 Korrik 2020
V. S.

Qytetarë të shumtë janë duke pritur para ndërtesës së Komunës së Prishtinës në këto orë të hershme të mëngjesit.

Në fotot e dërguar në redaksinë e arbresh.info, njëri nga qytetarët ka treguar se është duke pritur në një rendë të gjatë  që nga ora 07:49 minuta për të kryer  një pages komunale.

“Reni ne komunë duke pritur ne ren për 1 taks komunale për regjistrimin e automjetit. Ora 7:49, duke pritur ne ren. Pritet te hapet Komuna ne ora 8:30”, ka shkruar njeri nga ta.

Kujtojmë se në vazhdimësi është duke u bërë thirrje që në këtë kohë pandemie të ruhet distanca e mos të ketë shumë persona të grumbulluar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme