Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar një hulumtim për të monitoruar nivelin e besueshmërisë së publikut në Policinë dhe shërbimet e saj.
Mbi 73% e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë profesionale sjelljen dhe qasjen policore në rrugë. Kjo është bërë e ditur nga një hulumtim që ka kryer Inspektorati Policor i Kosovës.
Sipas hulumtimit 15.3% e të anketuarve tjerë e konsiderojnë si jo profesionale dhe 10.9 % të tjerë që nuk kanë dhënë përgjigje.
47% e të anketuarve në nivel vendi pajtohen me qëndrimin se Policia përdor forcë të kontrolluar fizike, të arsyeshme, të domosdoshme dhe proporcionale, kundrejt 29.9% të anketuarve tjerë që nuk pajtohen me këtë qëndrim.
Sipas këtij hulumtimi 56.8% e të anketuarve në nivel vendi janë deklaruar përmes anketës së Policia I trajton të gjithë njëjëson pa marrë parasysh gjininë, moshën, etninë dhe religjionin, kundrejt 28.7% të anketuarve që e kundërshtojnë këtë qëndrim.
34.1% e të anketuarve në nivel vendi mendojnë se policia punon shumë në parandalimin e veprimeve kriminale , kundrejt 59,2% e të anketuarve që mendojnë se punohet pak.
55.6% e të anketuarve në nivel vendi I rendisin vjedhjet si shqetësim kryesor dhe më serioz të sigurisë në komunitetin e tyre , pasuar nga drogat me 14.9%, trafiku me 12.5% prishja e rendit dhe qetësisë publike me 10.9% si dhe shqetësimet e tjera.
Hulumtimi është realizuar me anketë, përmes të cilës janë mbledhur të dhëna sistematike mbi fushat me interes. IPK ka nxjerrë perceptime të opinionit mbi fushat, si: policimi në bashkësi, përdorimi i forcës, trajtimi i qytetarëve, bashkëpunimi i ndërsjellë, shqetësimet mbi krimin, metodat e policimit, besueshmërinë, kënaqshmërinë, etj.
Hulumtimi është realizuar në të gjitha komunat dhe mostra e paracaktuar ka përfshirë një numër të anketuarve prej 1.782 qytetarëve. Mostra ka qenë proporcionale dhe është përdorur për secilën komunë, duke u bazuar në numrin e banorëve sipas komunave. Pyetësorët janë plotësuar në të gjitha qytetet dhe një numër të konsideruar fshatrash.
Rezultatet e këtij hulumtimi mund t’i gjeni në këtë link
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...