Mbi 60 organizata të shoqërisë civile reagojnë për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

10:05 | 23 Maj 2025
Gita

Mbi 60 organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovës kanë reaguar ndaj ngërçit institucional në të cilin është futur vendi ynë tash e tre muaj.

Përmes një komunikatë të përbashkët, këto organizata, deklarojnë se po e përcjellin me shqetësim dështimin e vazhdueshëm të deputetëve dhe deputeteve për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Arbresh.info.

“Ne, organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, të angazhuara me përkushtim në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës, po e përcjellim me shqetësim të thellë dështimin e vazhdueshëm të deputetëve dhe deputeteve për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe refuzimin e udhëheqësve të partive politike për të bashkëpunuar dhe për të hyrë në dialog me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje që do t’i jepte fund kësaj krize institucionale.

Sipas këtyre organizatave, kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit. Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik.

“Në anën tjetër, Kuvendi jofunksional po e pamundëson miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe vendimeve strategjike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe qytetareve, duke rrezikuar stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në përfaqësim demokratik. Bllokada aktuale është duke vonuar e rrezikuar pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së, në kohën kur masat e vendosura nga BE dhe pezullimi pothuajse i tërësishëm i fondeve amerikane kanë reduktuar ndjeshëm mbështetjen financiare për Kosovën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shoqërisë civile.

Zhvillimet gjeopolitike aktuale, sipas reagimit, kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike. Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm.  Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë që u është besuar dhe të veprojnë menjëherë për tejkalimin e krizës politike. Përmes dialogut dhe me fokus te zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarëve, të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës. Mungesa e vullnetit për bashkëpunim dhe përqendrim në interesin e përbashkët është e papranueshme dhe cenon thellë besimin publik në përfaqësimin demokratik”, thuhet në reagim.

Mosveprimi nuk është opsion. Çdo vonesë e mëtejme kërkon llogaridhënie publike.

Shoqëria civile mbetet e gatshme të ofrojë kontributin e saj për tejkalimin e kësaj krize dhe rikthimin e funksionalitetit demokratik në vend./Arbresh.info/

??????????? ???̈??????̈?? (???????? ????? ?????????):

Advocacy Training & Resource Center (ATRC)

Asociacioni i Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës (AMPEK)

Balkan Green Foundation (BGF)

CEL Kosova

Center for Eduction and Community Development-Friends

CIPOF Childproof

Community Building Mitrovica (CBM)

Community Development Fund (CDF)

Democracy Plus (D+)

Demokraci për zhvillim (D4D)

Dylberizim

Ekovizioni

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)

Hyjneshat

Iniciativa për Progres (INPO)

Iniciativa Qytetare Skenderaj

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti Sekhmet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

Kosovo Advocacy & Development Centre

K-Ë4Ë

Leadership Development Association Europe

Lëvizja FOL

Neë Social Initiative (NSI)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë

OJQ “ACCESS”

OJQ “Vision02”

OJQ EC Ma Ndryshe

OJQ Fortesa

OJQ Mundësia

OJQ Politeia

OJQ Zana

OJQ Pishtarët

Organizata Bubble

Organizata ÇOHU!

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA

Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm – QKZHQ

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC

Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)

Qendra për Barazi dhe Drejtësi

Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA)

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

QIKA

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Rrjeti Qeliza

SHL – Kosova

Syri i Vizionit

The Foundation House (ish-IPKO Foundation)

YMCA Movement