Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se deri më tani gjobat për thyerjen e mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore i kanë paguar koalicioni PAN dhe LAA. Koalicioni PAN gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka paguar vetëm 81,917.00 euro, ndërsa sot ajo ka shlyer edhe pjesën tjetër prej 76,083.00 euro.
Gjithashtu koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA, sot ka paguar 71,700.00 në llogari të PZAP, për shkeljet që i kishte bërë gjatë fushatës.
“Posa kemi marr informacion se PAN ka paguar pjesën e saj, dmth kemi dëshminë e kësaj pagese gjithashtu e kemi konfirmimin se edhe koalicioni LAA e ka paguar obligimin se saj”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i PZAP-së Mulë Desku.
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...