Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, kallëzim i cili ishte bërë nga menaxhmenti i kaluar.
Sipas reagimit të sindikatës në Facvebook, vendimi i Prokurorisë konsiderohet një moment i rëndësishëm për sindikalizmin në Kosovë, pasi lidhet me grevën 10-ditore të minatorëve të zhvilluar në tetor të vitit 2023.
Në reagim thuhet se kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi, bashkë me pjesëtarë të kryesisë dhe gjashtë minatorë, ishin përballur me kallëzim penal nga menaxhmenti i kaluar, por se Prokuroria ka konstatuar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.
“Reagimi i punëtorëve dhe kryetarit të kësaj sindikate ka qenë me pasoja të drejtpërdrejta ndaj tyre dhe cenim të të drejtave të tyre nga marrëdhënia e punës dhe jo një veprim me karakter penal nga ana e tyre”, citohet të ketë konstatuar Prokuroria në vendim, sipas sindikatës.
Tutje, sipas reagimit, Prokuroria ka vlerësuar se “me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale”.
“Me asnjë provë nuk është vërtetuar fakti se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të sabotimit, keqpërdorimit të së drejtës së grevës apo ndonjë vepër tjetër penale.Pra, drejtësia foli qartë. Kjo është fitore e sindikalizmit, fitore e minatorëve dhe fitore e së drejtës për të ngritur zërin kundër padrejtësisë. Askush nuk mund ta kriminalizojë protestën sindikale. Askush nuk mund ta frikësojë minatorin. Askush nuk mund ta shuajë zërin e punëtorit. Ne do të vazhdojmë të reagojmë sa herë cenohen kushtet e punës, dinjiteti dhe të drejtat e minatorëve. Mund të provojnë të na largojnë nga puna, mund të provojnë të bëjnë presione, por nuk do të arrijnë kurrë ta thyejnë shpirtin luftarak të minatorit. Minatorët nuk janë dorëzuar as në kohët më të vështira, as përballë okupatorëve, e aq më pak do të dorëzohen sot përballë atyre që mendojnë se pushteti i përkohshëm i bën të paprekshëm”, thuhet në reagim.
Po ashtu, sindikata ka paralajmëruar përgjegjësi ndaj atyre që, sipas saj, kanë ngritur kallëzime të rreme dhe kanë tentuar t’i frikësojnë apo njollosin përfaqësuesit sindikalë.
Ndaj atyre që ndërtuan kallëzime të rreme, që tentuan të na njollosin dhe të na frikësojnë, u themi qartë: do të përballeni me përgjegjësi për shpifjet dhe kallëzimet e rreme. Sindikatën e Minatorëve nuk e ndal askush. Ne jemi zëri i minatorit. Ne jemi mbrojtësit e dinjitetit të punëtorit”, thuhet në reagim.
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...