Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike janë realizuar në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, gjatë vitit 2024, numër ky dukshëm më i lartë, krahasuar me vitin 2023.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ky numër i rritur i Rezonancave Magnetike (MRI), është arritur, falë investimeve që janë bërë në aparaturë në QKUK dhe dy spitalet e përgjithshme, atë të Prizrenit dhe të Pejës.
Po ashtu, rritja e vëllimit të punës ka ndikuar që dukshëm të ulet lista e pritjes.
Në tre Rezonancat e QKUK-së, janë kryer mbi 12 mijë MRI, ndërsa në Spitalin e Pejës, mbi 2 mijë e 500 dhe ne Spitalin e Prizrenit, mbi 1 mijë 500./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...