Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 23.06.2025 deri më 29.06.2025, janë shqiptuar 1,374 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 16 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 42 aksidente, nga të cilat:
– 1 aksident fatal në Ferizaj, ku ka mbetur një person i vdekur
– 20 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 32 persona
– 21 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...