Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-Kosova ka arritur në 121,200.
Nagavci ka shtuar se nga java e ardhshme do të fillojë procesi i transferimit të mjeteve për aplikantët.
“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, tha Nagavci.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka vendosur që subvencionimi për blerjen e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore do të vazhdojë edhe këtë vit, në përputhje me vitin e kaluar. Megjithatë, për momentin nuk janë të qarta çmimet e librave dhe as kostoja totale që do t’i kushtojë ministrisë për këtë subvencionim./Arbresh.info/
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney