Tash e një javë korridoret e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës “Iza Grezda”, janë mbushur me thasë të mbeturinave.
Kështu ka bërë të ditur një qytetar, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka postuar edhe gjendjen aktuale në këtë spital,raporton “Arbresh.info”.
Një qytetar ka raportuar se thasët e mbushura me mbeturina medicionale të spitalit janë duke qëndruar në korridore, për shkak se punëtorët që përkujdesen për pastërtinë e këtij objekti janë në protestë për rritjen e pagave.
“Kështu duket çdo kat i spitalit ‘Iza Grezda’ në Gjakovë. Thasë të mbushura me mbeturina medicionale të spitalit, e që rrinë jashtë kontinierave nëpër korridore. Era kundërmon si me qenë me ndonjë deponi mbeturina Krejt kjo, që një javë. Ky qenka aksion i punëtorëve që përkujdesen për higjienën e këtij objekti, si protestë për rritjen e pagave”, ka thënë qytetari Azdren Nivokazi në profilin e tij në Facebook./Arbresh.info/
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...