Një person ka vdekur në fshatin Bërnicë të Prishtinës, të mërkurën në mbrëmje.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, viktima kishte mbetur për një kohë në shtyllën elektrike, ndërsa pasi është zbritur në tokë është konstatuar se është pa shenja jete.
Krasniqi, për arbresh.info thotë se për rastin Policia ishte njoftuar rreth orës 19:30.
Ai ka thënë se me këtë rast janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Ndërkaq, rreth orës 21:00, ai ka njoftuar se personi që kishte mbetur në shtyllë ishte zbritur në tokë, e që “sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”.
“Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje. Për informata tjera u njoftojmë me kohë”, është shprehur Krasniqi.
“Para pak çaste, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, shtoi Krasniqi./arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...