Në paraqitjen e parë të Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ai është deklaruar i pafajshëm.
Aty u bë e ditur se do të kërkohet lirimi i tij, meqë nuk ekziston rreziku i arratisjes.
“Klienti im ka bashkëpunuar dhe më përpara, ai u dorëzua vetë, dhe nuk ekziston rreziku i arratisjes. Zoti Selimi nuk ka asnjë lloj indikacioni që do të ndikojë tek dëshmitarët, apo asgjësojë provat”, është shprehur avokati, Robert Carls.
Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/
Mbetet në paraburgim, Avokati kërkon lirimin me kusht, Jakup Krasniqi: Duhet të jem në vendin tim
EKSKLUZIVE| Ish-Presidenti Thaçi pritet të mbrohet në liri, gjykim përmes video telekonferencës
Mbetet në paraburgim, Avokati kërkon lirimin me kusht, Jakup Krasniqi: Duhet të jem në vendin tim
Ambasadori Reka takoi ushtarakë nga Kolegji Luftarak i Ushtr...
Zbulohet “tradhtari” në zhveshtoren e Real Madridit – ky loj...
Hysen Durmishi thotë se ka vendosur të mos garojë për depute...
KFOR dhuron pajisje edukative për shkollën `Fetah Sylejmani`...
Rama takon Sekretarin e Shtetit të Iowa-s, flasin për invest...
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kand...