Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic e Marko Rosic
“Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.
Sipas prokurorisë Nedeljko Spasojeviq e Marko Rosic dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë nga neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa i pandehuri Dragisha Markoviq, po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale të zbulim të fshehtësisë zyrtare, sipas nenit 433 të po të këtij kodi”, thuhet në njoftimin për media.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës./arbresh.info/
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...