Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka bërë të ditur se bashkë me Abdixhikun kanë folur për mbështetjen opozitare për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.
“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova LumirAbdixhikun dhe kryesinë e LDK-së për të diskutuar nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar Szunyog./arbresh.info/
Reaching out to the opposition parties, this morning I met @LumirAbdixhiku and the #LDK leadership to discuss the need for their support for the immediate implementation of the Agreement on the path to normalisation between ??#Kosovo & ??#Serbia➡️ https://t.co/HX99PkG81R. pic.twitter.com/BNubQp2EB7
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 22, 2023
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...