Sot rreth orës 10:10, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Bajnicë të kësaj komune, një person posedon armë zjarri.
Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit H.F, i moshës 38 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri automatike, me një karikator, pa fishekë.
Policia e ka kofinskuar armën në fjalë, si provë materiale.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës”. /arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira