Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot mbajtjen e Testit Kualifikues, si hap i ardhshëm i procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës, test ky, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Paraprakisht, për shkak të zbatimit të transparencës së plotë, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka hartuar pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim.
Në këtë test morën pjesë 333 kandidatë, gjashtë nga komunitet joshumicë, të cilët kanë pasur mundësi që të aplikojnë përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve dhe përmes dorëzimit të kopjeve fizike me email dhe postë të rregullt, thuhet në komunikatën për media.
Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, i shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, ka mbikëqyrë rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit Kualifikues.
Në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi ishin edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të deleguar nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prokuroritë themelore dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it, OSBE-së, EUKOJUST-it, Akademisë së Drejtësisë së Kosovës dhe shoqëria civile.
Pas mbajtjes së Testit Kualifikues për rekrutimin e prokurorëve të rinj, do të organizohen edhe fazat e tjera të testimit të përgjithshëm sipas standardeve më të avancuara, të cilat përbëhen nga Testi me Shkrim dhe intervistimi i kandidatëve./arbresh.info/


Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...