Është mbajtur sot takimi i parë i Grupit Punues për hartimin dhe finalizimin e Projektligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për persona të Zhdukur.
Ministria e Drejtësisë njofton se ka prioritet ballafaqimin me të kaluarën, andaj ka vendosur të përfshijë hartimin e Koncept-Dokumentit për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, shkruan arbresh.info.
“Sot, në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin dhe finalizimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-023 për Personat e Zhdukur”, njofton MD.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në fjalën e tij hyrëse, fillimisht ka falënderuar anëtarët e këtij grupi për vullnetin e shprehur dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në plotësim ndryshimin e Projektligjit për Persona të Zhdukur.
“Ministria e Drejtësisë ka prioritet ballafaqimin me të kaluarën, andaj në mesin e iniciativave të tjera të ndërmarra deri më tani në këtë drejtim përfshirë hartimin e Koncept-Dokumentit për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, i cili aktualisht ndodhet në konsultime publike, hartimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale dhe ngritjen e kapaciteteve në Prokurorinë Speciale në Departamentin për Krimet e Luftës, këtij Projektligji dhe adresimit të nevojave dhe kërkesave të familjarëve të personave të zhdukur do t’i kushtohet vëmendje e veçantë”, tha Sallahu.
Zëvendësministri Sallahu theksoi se ky Grup Punues do ta ketë përkrahjen e plotë të kabinetit dhe njëherit shtoi se mbetën të përkushtuar që në plotësim ndryshimet e Projektligjit për persona të zhdukur të reflektojnë kërkesat dhe nevojat e familjarëve të tyre./arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...