Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt mesha dhe krezmimi me rastin e vizitës së sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, raporton Ekonomia Online.
Meshën e hapi Ipeshkëvi i Kosovës, Dodë Gjergji i cili bëri lutjet e drekës duke u lutur që Zoti të ketë mëshirë ndaj njerëzimit dhe të iu falë mëkatet atyre.Pas meshës bëhet pritja solemne për nder të sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Në këtë meshë po marrin pjesë kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zv.kryeministri Enver Hoxhaj dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Çuni.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të iu sjell përshëndetjen e Shën Papa Franceskut. Kosova nuk e ka humbur vetëdijen që është pjesë edhe pse e vogël e kishës së madhe të përgjithshme”, tha Parolin.
“Angazhohuni që të jeni ndërtues të bashkimit në dallime. Të jemi zejtarë të paqes gjithmonë dhe me të gjithë”, shtoi Parolin.

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...