Bordi Drejtues i ShSKUK-së, gjatë kësaj të mërkure ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën është diskutuar për mbarëvajtjen e punëve në ShSKUK.
Kryesuesi i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Dren Boshnjaku, i ka dhënë fjalën drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi, i cili ka raportuar disa nga aktivitetet e kryera gjatë javës dhe punët që janë në proces.
Gjatë raportimit u theksua se ShSKUK, ka në procedurë konkurset për pranim të mjekëve specialistë në Klinikën e Pediatrisë, spitalet e përgjithshme, por edhe për disa drejtorë të klinikave të QKUK-së.
Po ashtu, u raportua se ka filluar Shërbimi i Transportit Neonatal.
Në pika të ndryshme, është diskutuar edhe për kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë, përkatësisht, dekanit, Sefedin Muçaj, që t’i vazhdohet mandati drejtorit për shkencë dhe arsim, Ibrahim Rudhani, propozim ky që u mbështet unanimisht nga anëtarët e Bordit Drejtues.
“Pas mbledhjes së Bordit Drejtues, anëtarët vizituan Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, ku në takim me drejtorin e këtij Shërbimi, Fakir Spahiu dhe stafin, u njoftuan lidhur me punën që po bëhet në këtë shërbim, me theks të veçantë aparaturën e re, si PET-CT, por edhe Spect-CT, por edhe funksionimin e përgjithshëm të këtij Shërbimi”, thuhet në njoftimin për media nga ShSKUK-ja./Arbresh.info/
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...
I mituri në Gjakovë publikon foto me thikë në shkollë, arres...