Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me projektin e Assistencës Teknike “Harmonizimi i Legjislacionit të Kosovës me Legjislacionin e BE në Fushën e Kushteve të Punës” mbështetur nga Bashkimin Europian Zyra në Kosovë, bashkë edhe me partnerët sociale e akterë tjerë, organizojnë Konferencën Nacionale “Paketa e re Legjislative nga Fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë – Sfidat Implementuese” si aktivitet yni përmbyllës i Fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Objektiva e Përgjithshme e Fushatës mbi Sigurinë në Shëndetin në Punë Punë është promovimi dhe vetëdijësimi i shoqërisë kosovare mbi legjislacionin rreth sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe kushteve e raporteve tjera të punës me impaktin pozitivë në punësim.
Konferenca nacionale ‘Paketa e re legjislative nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë- sfidat implementuese“ organizohet me qëllimin e fuqizimit të kapaciteteve institucionale dhe promovimin e partneritetit të politik-bërjes në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...