Policia e Kosovës ka njoftuar se për nder të 25-vjetorit të Policisë së Kosovës janë mbajtur garat e atletikës.
Këto gara u organizuan në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, u organizuan në dy disiplina: Vrapim 400 metra dhe Vrapim 1500 metra, përcjell Arbresh.info.
Policia bën të ditur se garat janë zhvilluar për dy gjinitë.
“Garat u zhvilluan për të dy gjinitë, duke ofruar një platformë për shfaqjen e aftësive sportive të pjesëmarrësve. Në përfundim të aktivitetit, u ndanë kupa dhe medalje për fituesit, duke nderuar kështu përkushtimin dhe arritjet e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...