Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Vushtrrisë Albert Maxhuni, ka thënë se janë të pavërteta deklarimet e kryetarit aktual të kësaj komune Xhafer Tahiri, se janë kompensuar 30 përqind e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Maxhuni në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova dha shembuj se ka banorë që nuk jetojnë në shtëpitë e tyre për shkak të dëmeve.
“Kryetari aktual në një nga debatet që e kemi pasur ka thënë se janë kompensuar 30 përqind e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore. Unë kam dëshmi me vete dhe mesazhe nga qytetarët”.
“Në fshatin Maxhunaj një djalë i ri, djalë i dëshmorit për shkak të vërshimeve nga uji sot nuk jeton më në atë shtëpi. Asnjë kompensim nuk ka marrë nga komuna”.
Ai theksoi se në fshatin Dumnicë banorët për shtëpitë dhe veturat e shkatërruara i kanë marrë vetëm 120 euro.
“Në fshatin Dumnicë për shkatërrimin e shtëpive dhe veturave i kanë marrë 120 euro. Nuk mund të flasim për kompensime”.
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...