Sot është mbajtur protesta artistike e organizatës “Beyond the wall”, si revoltë ndaj veprimit të fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes, shkruan portali arbresh.info
Njerëz të vullnetit të mirë kanë mbledhur kravata dhe disa këmisha për t’i dërguar para ndërtesës së qeverisë, si dhuratë për kryeministrin.

Por në momentin që ata po i vendosnin kravatat në rrethojat e ndërtesës së qeverisë ka dalë këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi, i cili ka shpërndarë raportin e 100 ditëshit të Haradinajt.
Njëkohësisht ai mori një nga kravatat dhe e vendosi në qafë.

Me 20 dhjetor kryeministri Haradinaj mori vendimin për rritjen e pagave të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive. Ai u arsyetua për këtë vendim se e ka bërë me qëllim rritjen e integritetit të institucioneve.
“Nëse nuk do të merrja para nga qiraja, me rrogë 1 mijë e 200 euro do ta kisha të vështirë. S’mundem gjithqysh me dal. Obligohem një kravatë, një këmishë”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/

OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren