Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputetët Duda Balje dhe Bahrim Shabani, zv.ministrin Qerim Bajrami, drejtorin e Institutit të Planifikimit Hapësinor, Luan Nushi dhe drejtorin e Parkut Nacional “Sharri”, Bajram Kafexholli, sot kanë takuar banorët e Gornjasellës në rajonin e Prevallës – Komuna e Prizrenit, për të dëgjuar nga ta vërejtjet dhe sugjerimet për Planin Rregullues të Prevallës.
Ministri Matoshi gjatë këtij takimi i siguroi banorët që si Ministër i MMPH-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ky plan të jetë plotësisht në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të kësaj zone, si pjesë e Parkut Nacional “Sharri”.
“I mirëkuptoj shqetësimet e banorëve dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të punës së bërë deri më tani nga ekspertët e jashtëm dhe grupi punues i MMPH-së , do të ndërmarrim hapat e nevojshëm, konformë legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministri Matoshi.
Nga ana tjetër banorët falenderuan ministrin Matoshi për vizitën dhe kërkuan që të merren parasysh kërkesat dhe verejtjet e tyre rreth Planit Rregullues të Prevallës./Arbresh.info/



Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...