Matoshi shkruan se pas shumë dekadash punë, luftë e sakrificë, me përkrahjen edhe të faktorit ndërkombëtar arritëm të bëjmë realitet ëndrrën tonë, për të pasur një shtet dhe kushtetutë që garanton liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.
Ja postimi i plotë:
“Në Ditën e Kushtetutës të Republikës së Kosovës, kujtojmë dhe vlerësojmë lartë përpjekjet e përgjakshme të popullit tonë, demostratat nder vite e luftën tonë në kërkim të së drejtës tonë për të pasur kushtetutën dhe shtetin tonë të pavarur. Pas shumë dekadash punë, luftë e sakrificë, me përkrahjen edhe të faktorit nderkombëtar arritëm të bëjmë realitet ëndrrën tonë, për të pasur një shtet dhe kushtetutë që garanton liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të Republikës sonë. Të gjithë ne, udhëheqësit dhe të udhëhequrit të respektojmë kushtetutën dhe normat që burojnë nga ajo, për të ndërtuar kështu një shtet të fortë demokratik, një mjedis të sigurtë dhe të qëndrueshëm për ne dhe gjeneratat që vijnë. Gëzuar Dita e Kushtetutës”, shkruan Matoshi./Arbresh.info/
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...